Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, pranë fshatit Marikaj.

Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa njëri prej tyre është shkrumbuar nga flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar. Policia po vijon me hetimet dhe detaje të tjera priten ne vijim.