Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 17:05 në aksin nacional Prrenjas-Librazhd, në  Qukës, në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës.

2

Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me një krah, duke krijuar vonesa në lëvizje.

3

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.