Aksident në aksin nacional Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë. Në aksident kanë përfshirë 3 mjete dhe ka mbetur i dëmtuar njëri prej drejtuesve.

Nga vendngjarja raportohet se në fillim janë përplasur dy mjete dhe më pas një i tretë duke dëmtuar njërin prej shoferëve, që shkaktuan si fillim aksidentin.

Në vendngjarje, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.