Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në “Rotondon e Moravës”.

Një automjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës dhe si pasojë e përplasjes është shkatërruar.

Pas përplasjes, automjeti është braktisur në rrugë. Ende nuk dihen shkaqet e braktisjes, apo se kush ka qenë në drejtimin e tij.

Burimet policore bëjnë me dije se pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, mjeti u gjet me dyer të hapura.