Një grua e moshuar rreth 70 vjeçe, ka ndërruar jetë sot në Lushnjë pasi u aksidentua nga një makinë.

Mësohet se ka qenë e moshuara që i ka prerë rrugën furgonit të mallrave, i cili nuk ka frenuar në kohë dhe për pasojë përplasja ka qenë fatale.

Ndërkohë drejtuesi i furgonit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.