Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në zonën e Bërdicës.
Policia njofton: “Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.
Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.“