Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Levan, ku 3 automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë. Sipas dëshmive nga vendngjarja, mësohet se një autobot është bërë shkak për aksidentin, pasi i ka prerë rrugën njërit prej automjeteve që vinte përballë. Për këtë arsye dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar 3 të plagosur. Ata janë dërguar në urgjencën e spitalit të Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore dhe po kryejnë veprimet proceduriale.
Aksident në aksin Fier-Levan, 3 vetë plagosen dhe përfundojnë në spital
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Surpriza në Kosovë: LVV vendos të votojë Çitakun dhe Shalën, por kërkon diçka në këmbim
Mësuesit në Shkodër i hodhën tritol në banesë, dyshohet se autorët paralajmëruan vëllanë e tij
Pak ditë më parë u sekuestruan mbi 80 kg kokainë, zbulohet një tjetër sasi e madhe droge pranë vilës së Lulzim Cakës në Greqi
Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse hidhet në një banesë pranë Bashkisë





