Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Krujë.
Sipas njoftimit të policisë një “rreth orës 09:30, te kryqëzimi i Niklës, automjeti me drejtues shtetasin E. Ç., 26 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues D. F., 32 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të demtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç. dhe pasagjerja në këtë automjet, motra e tij, shtetasja B. Ç., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.