Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.

Drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.