Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit Vidhas.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë.

Deri tani mësohet se një persona është dërguar në spital i dëmtuar rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.