Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” në Fier. Një automjet ka përplasur një këmbësor dhe si pasojë nga goditja e fortë shtetasi ende i paidentifikuar ka humbur jetën. Policia ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin L. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.