Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:30 në aksin rrugor Vlorë -Kotë në vendin e quajtur “Ura e Vodices”.

Dy mjete janë përplasur ku një prej tyre e tipit “Wolksvagen” drejtohej nga një shtetas gjerman me emrin Fabian Kirchner.

Në mjetin tjetër kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Qirjako Kokaj dhe pasagjerja Refije Kokaj, e cila ka mbërritur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.