Një aksident tragjik ka ndodhur në Aeroportin e Vlorës, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasje me një fadromë.
Viktima, një burrë 60-vjeçar nga Dibra, u aksidentua gjatë punës së tij. Ai është goditur nga një mjet i tonazhit të rëndë (fadromë) sapo ka zbritur nga një kamion. Për këtë arsye, ai ka ndërruar jetë në vend.
Shoferi që drejtonte fadromën, është shtetasi me iniciale Rr. S 63 vjeç nga Prishtina, Kosovë. Mendohet se ai ka humbur drejtimin e mjetit në kohën e aksidentit. 63-vjeçari është ndaluar nga policia e Vlorës dhe po mbahet nën hetim për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.