Dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk dihen ende, kanë vdekur në një aksident tragjik pasditen e sotme në Itali, ndersa nje tjeter eshte plagosur rende.

Sipas mediave italiane, rreth orës 18.00, në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” në Cezena, janë përplasur dy automjete, një furgon i nje firme, ne te cilen udhetonin 3 punetoret shqiptare dhe një kamion me rimorkio.

Perplasja ka rezultuar fatale per dy nga shqiptaret. Viktimat janë një 37-vjeçar dhe një 39-vjeçar. Nga fotot qe publikojne mediet italiane nga vendngjarja, duket se perplasja mes dy mjeteve ka qene mjaft e forte.