Kamionisti 48-vjeçar me origjinë shqiptare që humbi jetën dje në një aksident të rëndë në Trento ëshët identifikuar si shtetasi Edmond Boci.

Shqiptari vdiq tragjikisht nga përplasja mes dy kamionëve, dhe pavarësisht gjithë ndërhyrjes së urgjencës dhe helikopterit të ndihmës së shpejtë, ai nuk mundi të mbijetojë.

Edmond Boci ishte rezident në Gjermani, vartës i një kompanie autotransporti gjermane. Ai u ri përplasur me një kamion të Çekisë, ndërsa shoferi i këtij të fundit shpëtoi pa dëmtime.