Policia e Bulqizës ka dhënë informacion pas gjetjes së një shtetasi të gjallë në një automjet të dalë nga rruga si pasojë e aksidentit në rrethrrotullimin e Shupenzës, pranë urës së Çerenecit.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por sot pasdite, disa fëmijë që po laheshin në lumë, kanë pikasur personin brenda në makinë.
Policia thotë se nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi në polici për zhdukjen e tij nga banesa.
35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
“Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thotë policia.
Bulqizë/informacion paraprak
Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.
35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.