Është publikuar video 3D e aksident tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Në video tregohet se fillimisht autobusi është përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka devijuar nga rruga duke u përplasur me trafik ndarësen dhe shpërthen në flakë menjëherë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku si pasojë e flakëve që përfshinë autobusin e agjencisë turistike “Besa Trans”, kanë humbur jetën 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë.