Banorët e zonës së ish-Kënetës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy viktima dhe një të plagosur, kanë treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë.
Njëri prej banorëve tregoi për gazetaren Klodiana Haxhiaj se po luanin me top, kur makina tip Benz, që drejtohej nga një 57-vjeçar, ka ardhur me shpejtësi të madhe duke i përplasur, dhe duke lënë dy prej tyre të vdekur në vend.
Ai theksoi se dy janë vëllezër, ndërsa i mituri tjetër është djalë i vetëm.
Njëri nga vëllezërit ka shpëtuar por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës.
“I kam kushërinj prindërit e tyre, makina erdhi me shpejtësi maksimale. I ka goditur dhe i ka copëtuar. Po luanin me top. Babën e vet e ka në Itali, e ka të sëmurë. Ata dy të shtëpisë tjetër janë vëllezër, njëri ka shpëtuar. Në Tiranë është dërguar.”, u shpreh njëri prej banorëve.
Nikoll Radaçi është shoferi që është vënë në pranga për aksidentin tragjik.





