Një aksident ka ndodhur pak më parë në Krujë ku ka mbetur e lënduar një shofere, e cila ndodhen në spital.

“Më datë 15.09.2021, në orën 11:25, në Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen S. L., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. Z. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasja S. L., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi B. Z., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.