Një 13-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në Durrës, është aksidentuar pasi e ka përplasur një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët”, ku shtetasi E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr.1, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 13-vjeçarin që lëvizte me biçikletë.
Policia informon se 13-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve; nërsa për 28-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë.