Dy aksidente janë regjistruar me vetëm pak minuta diferencë, pasditen e sotme në Durrës dhe Fushë Krujë.

Në të dy rastet, nga përplasja kanë mbetur persona të plagosur.

“Rreth orës 19:15, në lagjen nr.14, Durrës, motomjeti me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 69 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,– njofton policia.

Ndërsa në Fushë Krujë, “rreth orës 19:00, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. A., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një tjetër mjet kamion, e më pas ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi F. A., dhe pasagjerja në mjet shtetësja B. A., 35 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidenteve.