Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Një automjet ka përplasur për vdekje një të moshuar.

“Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”,- njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.