Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur sot rreth orës 05:50 në aksin rrugor Hani Hotit – Shkodër, në vendin e quajtur Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se

Shtetasi Gj. M. 55 vjeç, banues në fshatin Zagorë, Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë SH4983E, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas të seksit mashkull rreth 40 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë.

Deri më tani, policia njofton se nuk e ka identifikuar ende viktimën. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.