Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar shoferin e makinës “Renault” që aksidentoi 3 fëmijët të cilët lëviznin me dy monopatina.

Aksidenti ndodhi një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Fëmijët kanë mbetur të plagosur nga aksidenti.

Shoferi 41-vjeçar E.S. akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas ekspertizës në vendngjarje, ka rezultuar se të miturit kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.