Arrestohet nga policia 67-vjeçari Shkëlzen Kraja, I cili një ditë më parë aksidentoi dy efektivët e policisë në Durrës.

“U arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi Sh. K., 67 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 13.08.2021, në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar patrullën e Forcës “Shqiponja” të cilët ishin në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.