Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit, si pjesë e një aksioni të koordinuar kundër krimit të organizuar.

Kontrollet dhe veprimet policore po kryhen në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Operacioni përfshin kontrolle në disa ambiente, si dhe ekzekutimin e disa urdhër-arresteve, ndonëse autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të hollësishme në lidhje me personat e përfshirë apo akuzat specifike.

Sipas burimeve paraprake, ky aksion është pjesë e një hetimi të thelluar që synon goditjen e rrjeteve kriminale që dyshohet se veprojnë në disa qarqe të vendit dhe që mund të kenë lidhje me aktivitete të trafikut të drogës, pastrimit të parave apo aktivitetet e tjera të paligjshme.