Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit të Finlandës, ka dalë në një konferencë të përbashkët me kreun e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, Altin Dumani.
Fjalën e tij e nisi me një falenderim për SPAK dhe të gjithë kolegët në Shqipëri, pas operacionit të përbashkët antidrogë.
Ai theksoi se hetimi masiv ka nisur rreth dy vite më parë në Finlandë, ku u arrestuan rreth 55 persona.
“Në kuadër të hetimit, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike, të trafikuara nga Spanja e Holanda. Sasia totale e drogës së sekuestruar, 170 kg anfetaminë, 100 kg marijuanë dhe disa tableta të lëndës narkotike”, u shpreh ai.
Sipas tij, nga hetimet ka rezultuar se drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti trafikimi ishin shtetas shqiptarë.