Banorët e zonës së Ish-Kënetës protestojnë për mungesën e sinjalistikës në rrugën “Vllazërimi”.
Një ditë më parë dy gra (vjehërr dhe nuse) u përplasën për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar.
Vetëm në harkun e dhjetë viteve në rrugën “Vllazërimi” janë aksidentuar me pasojë vdekjen, 24 persona, gra, burra dhe fëmijë. Banorët kërkojnë vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit.
Rruga “Vllazërimi” në të dy krahët është e mbushur me shtëpi dhe biznese. Ky aks konsiderohet si rruga e vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta.