“DurrësLajm” po publikon më poshtë listën e 10 pallateve dhe 1 shtese anësore të cilat pritet të shemben për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pasditen e sotme, Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme për t’i hapur rrugë prishjes dhe rindërtimit të objekteve në të njëjtin truall.

Ky vendim u mor në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.

LISTA E OBJEKTEVE QË DO TË PRISHEN DHE RINDËRTIMI NË TË NJËJTIN TRUALL

1.         Objekt ekzistues pallat 5kt i ndodhur në Rrugën “Aleksander Goga” nr.120, Lagja nr.18, Rajoni nr.4, zona kadastrale 8511,nr.pas 28/70 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.

2.         Objekt ekzistues pallat 5kt i ndodhur në Rrugën “Aleksander Goga” nr.130, Lagja nr.18, Rajoni nr.4, zona kadastrale 8511,nr.pas 28/55 Durrës,rindërtimin në truallin ekzsitues.

3.         Objekt ekzistues pallat 5kt i ndodhur në Rrugën “Mujo Ulqinaku” nr.72, Lagja nr.18, Rajoni nr.4, zona kadastrale 8511,nr.pas 19/236 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.(Ky seksjon objekti është pjesë e Zonës 2 për zhvillim)

4.         Objekt ekzistues pallat  6kt i ndodhur në Rrugën “Lura” nr.1, Lagja nr.17, Rajoni nr.5, zona kadastrale 8513,nr.pas 5/256 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.

5.         Objekt ekzistues pallat 5kt i ndodhur në Rrugën “Lura” nr.3, Lagja nr.17, Rajoni nr.5, zona kadastrale 8513,nr.pas 5/264 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.

6.         Objekt ekzistues pallat 5kt i ndodhur në Rrugën “Ahmet Dakli” nr.15, Lagja nr.17, Rajoni nr.5, zona kadastrale 8513,nr.pas 5/333-5/261 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.

7.         Objekt ekzistues pallat 6kt i ndodhur në Rrugën “Ahmet Dakli” nr.23, Lagja nr.17, Rajoni nr.5, zona kadastrale 8513,nr.pas 5/259 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.

8.         Objekt ekzistues shtesë e pallatit 5kt i ndodhur në Rrugën “Ahmet Dakli” nr.5, Lagja nr.17, Rajoni nr.5, zona kadastrale 8513, nr.pas 5/461 Durrës, rindërtimin në truallin ekzsitues.(Shtesë në pjesën veriore të pallatit).

9.         Pallati 6kt i ndodhur në zonën kadastrale nr.8513 Rruga “Hysen Myshketa” Nr.27, Lagja nr.7, Rajoni nr.2, Durrës.

10.       Pallatin nr.14, zk nr.8514, me nr.pasurie 1/362 Bulevardi “Dyrrah”, Durrës.

11.       Pallatin e ndërtuar nga subjekti “KASTRATI GROUP” shpk.