Ka nisur prishja me fadroma e një hoteli 4-katësh në zonën e Shkafanes në Durrës, rrugës kur shkon për te Gjiri i Lalzit, (Njësia Administrative Ishëm).

Ky objekt u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas verifikimeve dhe analizave të kryera nga grupi i ekspertëve, u vleresua për t’u prishur.

Aksioni për prishjen e tij ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje dhe po kryhet nga IMTV, IKMT me mbështetjen e Policisë Bashkiake të Durrësit.

“DurrësLajm” sjell pamje gjatë aksionit.