Shënohet viktima e dytë në vend që vret veten, ku një tjetër vajzë e re i ka dhënë fund jetës gjatë natës. Rasti i fundit është regjistruar në Xhafzotaj të Durrësit, ku shtetësia S.Ç. 24 vjeçe është vethelmuar me fotoksinë.

Policia bën të ditur se e reja e ka ndërmarrë këtë akt rreth orës 00:10 në banesën e saj.

Ajo është konstatuar nga familjarët, por edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike. Hetimet vijojnë dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Një tjetër vajzë 19-vjeçare i dha fund jetës gjatë natës në Fier, duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonte.