Një vajzë 19-vjeçare ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke u hedhur nga pallati.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit rreth orës 02:10.
Policia sqaron se viktima me iniciale S.B. dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Vajza bashkëjetonte me shtetasin A.Ç., 33 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





