Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdaramataj ka kaluar testin e Vetingut dhe është konfirmuar në detyrë.

Ai u përball pa probleme me procesin e Vetingut, megjithatë, dha shpjegime në lidhje me disa dosje.

Në përfundim të procesit të rivlerësimit, KKPK vendosi konfirmimin në detyrë të tij dhe transferimin e dosjes për pretendimin e shkeljeve disiplinore.

Hetimi për prokurorin ishte kryer për të tri komponentët: pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Duke iu referuar relacionit të Komisionit, Hajdarmataj rezulton se nuk ka prona të paluajtshme dhe pasuria e tij përbëhej nga disa depozita bankare.