Urbanisit Ardian Muka ka denoncuar vijimin e derdhjes së ujërave të zeza në bregdetin e Durrësit.

Teksa publikon disa foto te Shkëmbi i Kavajës, Muka shkruan në një postim në Facebook se ky është fundi i një dështimi të denoncuar, një investim i çuar dëm.

“Miliona nga taksat tona që shkojnë dëm, falë korrupsionit në bashki, injorantëve në supervizion, firmës hajdutëve në zbatim!”, e mbyll postimin e tij Muka.

POSTIMI I PLOTË

Vangjush, u taposen tubat e shkarkimit, o Vangjush !! Fundi i nje deshtimi te denoncuar dhe me fotot ketu poshte,ne tre muaj ,nje investim i cuar dem tek Shkembi i Kavajes ne Durres, por qe u dinte qe ne fillim nje fund i tille.Miliona nga taksat tona qe shkojne dem,fale korrupsionit ne bashki,injoranteve ne supervizion,firmes hajduteve ne zbatim !!!