Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të pasojave të një konflikti familjar.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Zeqir Nurka 27 vjeç, banues në Shijak. Në banesë, për motive të dobëta, 27-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 18-vjeçare, L.B.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në ndihmë të 18-vjeçares kanë shkuar Efektivët e Policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik, tip kallashnikov, model 56, kalibër 7.62 mm;

• një krehër me 30 fishekë.

Policia thotë se Nurka ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.