Seanca për dosjen penale ku përfshihen imam Ahmed Kalaja dhe persona të tjerë të hetuar në lidhje me ngjarjen e vitit 2022, ku u shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare është mbajtur ditën e sotme në Gjykatë e Tiranës. 

Në përfundim të seancës, gjykata ka vendosur të veçojë çështjen ndaj Kalasë, i cili akuzohet për pengim të zbardhjes së vërtetës, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike të rëndësishme për hetimin.

Ndaj tij çështja do të ndiqet veçmas në një proces të pavarur, ndërkohë, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim. Gjithashtu Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij Roland Islami.