PSG-ja nuk ka vendosur ta pezullojë Ashraf Hakimin nga skuadra, pavarësisht se mbrojtësi maroken është nën hetim me akuzën e përdhunimit nga autoritetet franceze.

Sipas “ESPN”, klubi nuk ka vendosur të marrë asnjë masë derisa të përfundojë hetimi për 24- vjeçarin, ndërkohë që avokati i tij këmbënguli se akuzat e gruas 24-vjeçare se është përdhunuar në shtëpinë e tij në Paris më 25 shkurt janë të pavërteta.