Shkencëtarët kanë dhënë alarmin për një shpërthim të mundshëm të vullkanit nënujor Axial Seamount, i cili ndodhet rreth 1.4 kilometra nën sipërfaqen e ujit në Bregun Perëndimor të SHBA-së. Temperaturat në ujërat përreth janë rritur ndjeshëm, ndërsa matjet e fundit tregojnë shtim të ndjeshëm të magmës në brendësi të vullkanit.
Axial Seamount ndodhet në një zonë aktive gjeologjike ku përplasen dy pllaka tektonike. Lëvizjet e vazhdueshme të këtyre pllakave kanë shtuar ndjeshëm rrezikun për një shpërthim të afërt, që mund të ndodhë më herët nga sa parashikohej.
Vullkani është shpërthyer edhe më parë, duke nxjerrë llavë që formoi shkëmbinj të rinj dhe dëmtoi përkohësisht florën e faunën e zonës. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se Axial Seamount nuk paraqet rrezik të madh për jetën njerëzore, pasi ndodhet larg bregut dhe në thellësi të mëdha.
Aktualisht, ai mbetet nën monitorim të vazhdueshëm dhe madje në raste të rralla mund të vëzhgohet edhe nga turistë të specializuar.