Në Dortmund të Gjermanisë po zhvillohet një operacion i madh policor pas një ngjarjeje të rëndë që ka alarmuar autoritetet lokale.
Sipas mediave gjermane, një burrë është mbyllur në një apartament dhe dyshohet se mban peng dy fëmijë të mitur.
Policia nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht si rast pengmarrjeje, por situata po trajtohet si kërcënim serioz.
Raportimet e “Bild” bëjnë me dije se pak para se të mbyllej në apartament, i dyshuari ka qëlluar me armë zjarri ndaj një efektivi policie. Polici nuk është plagosur rëndë, pasi ka qenë i mbrojtur nga jeleku antiplumb.
Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka nisur më herët në një klub nate, ku ai ka krijuar panik duke kërcënuar klientët dhe duke përdorur sprej piperi.
Më pas është larguar me makinë dhe gjatë ndjekjes policore ka hapur zjarr nga automjeti.
Autoritetet thonë se pas përplasjes me policinë, ai është futur në një apartament ku dyshohet se ndodhen edhe dy fëmijët e tij.
Forca të shumta policore janë vendosur në zonë dhe po vijojnë negociatat dhe ndërhyrjet për të zgjidhur situatën.





