Albana Osmani, prezantuesja e njohur e ekranit të “Top Channel” ka ndermarë një kauze të veçantë, e cila kishte si qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitet e ndryshme nën logon e lulediellit, për të ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike në QSUT. Ka pak muaj që ajo është shpallur edhe ambasdore nderi në saj të kësaj nisme shumë të veçantë, e cila dhuroi dritë më shumë për fëmijët në nevojë. Këtë dekoratë ajo e mori Debrah Ann Mace, ndërsa në këtë intervistë dhene per telegrafin nuk ka ngruruar të shpreh dhe mirënjohjen e saj për kryeministrin Edi Rama.

Intervista

Përse “luledielli” ?

Unë i dua të gjitha lulet. Por kjo lule u konceptua pikërisht për këta fëmijë për vetë mesazhin që mbart: SHPRESË•FORCË •JETË! Besoj se në vetëvete mbart shumë nga çfarë ju duhet si mesazh fëmijëve dhe ne të gjithëve! Të ardhurat e mbledhura nga kjo kauzë shkojnë në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.

A keni arritur deri tani të dorëzoni shumat e mbledhura që janë grumbulluar?

Po shuma e ngritur ishte e përllogatitur 3 mijë bluza nga 20 euro një bluzë. Gjithsej 60 mijë euro u mblodhën si fond dhe tashmë ne kemi porositur pajisjet e reja për në spital. Pajisjet do jenë Respiratorë që shërbejnë ër suport frymëmarrje kur fëmijët dalin nga salla e operacioneve shpesh shumë të rrezikshme në dileme jete , dhe e kanë të domosdoshëm suportin në frymëmarrje. Ndaj ne morëm këtë pajisje si me imediaten. Aty ka ca të tilla por nuk mjaftojnë në rastet që ka më shumë fëmije se respiratorë në reanimacion. Kështu që pasojat dihen! Por ne jemi shumë të lumtur që kjo pajisje do vihet në spital në pak ditë! Gjithashtu kemi porositur gjashtë poltrona kimioterapie me pompat përkatëse, që janë fjala e fundit e teknologjisë. Dhe dhomën e tyre e kemi shndërruar në një kinema të vogël të veshur me lule. Poltronat janë të pajisur me kufje. Dhe fëmijët gjatë kimioterapisë mund te dëgjojnë muzikë ose të shohin filma vizatimorë. Pra gjithçka për t’ua lehtësuar sado pak këto momente të vështira në jetën e tyre dhe për t’i bërë të ndjehen mirë në botën e tyre sado pak!

Interesimi i qytetarëve për t’iu bashkuar kësaj iniciative ka qenë i madh. Sa jeni ndarë e kënaqur kur keni parë shitjen e bluzave, dhe cilët janë fytyrat publike që gjithashtu iu bashkangjitën fushatës “Ti je një luledielli”?

Po interesimi qe shumë i madh, pasi unë besoj që ne shqiptarët e kemi në gjen dashurinë për njerëzit në nevojë . Kemi Nënë Terezën, shembullin ideal! Sigurisht që unë iu përulem në mirënjohje të gjithë atyre që në mundësitë e tyre të pakta arritën të blejnë një bluzë që kushtonte 20 euro, mbase ndanë nga nevojat e tyre këto para dhe u gjenden në ndihmë të fëmijëve. Mirënjohëse nga zemra! Persona publikë ishin nga të gjitha përfaqësimet: Arti , Politika , Show Biz, dhe tani do jem duke udhëtuar drejt Kanës për të prezantuar projektin para organizatave botërorë, dhe të shohim kush do veshë në vazhdim një luledielli. E vlerësuar, dhe një përgjegjësi për një hap tjetër që më pret. Tashmë së bashku me “Children For Peace” ne jemi në hartimet e planeve për të ndihmuar edhe më shumë fëmijët shqiptare. Dhe më pas edhe përtej Shqipërisë! Debrah Ann Mace është një grua e jashtëzakonshme! Ajo ka një zemër të dhembshur dhe punon fort kudo në bote ku ka nevoje për ndihmë. Ne kemi një fokus të përbashkët: fëmijët. Ndaj jam duke ndjerë shumë fort mbështetjen e saj. Të jesh Ambasadore e Paqes për fëmijët, për mua është si të vallëzoj me engjëjt në ëndrrën më të bukur.

Po kryeministri Rama? Ai iu dhuroi librin e tij të veçantë me pikturat e tij duke iu përgëzuar për fushatën. A ju ka mbështetur dhe si e sheh ai këtë fushatë?

Kryeministri që unë pëlqej dhe kam për zemër pasi është artist dhe tejet karizamatik, më ka pritur në zyre si të isha Princesha Diana, me shumë respekt dhe dashuri . Nuk isha Diana por Albana , njësoj në përshëndetjen e tij të përzemërt. Në sytë e tij kjo që po ndodhte me këtë fushatë ishte shumë e vyer. Në çdo vend të botës njerëz të njohur dhe me influencë në mënyre të vazhdueshme realizojnë iniciativa te tilla. Ndaj kjo e jona mori përshëndetjen më optimale nga kryeministri. Sigurisht realizuam dhe foto, dhe do ta ruaj kujtim si një nga momentet e veçanta për mua ! Librin i tij me grafikat dhe artin e tij, dhe me dedikimin aq special, e kam shfletuar disa herë dhe do e ruaj në bibliotekën time me shumë vlerësim./Telegrafi/