16 maj 2015 –Alket Malo, 32 vjeç roje plazhi në qytezën e Erakleas (Eraclea) afër Venecias, u arrestua për shpërndarje kokaine. Karabinierët, që në vitin 2011 dyshonin se Alketi merej me shpërndarje kokaine. Këtë fundjavë karabinierët mblodhën prova të mjaftueshme dhe e arrestuan. Bashkë me të u kap një zonjushë serbe I.M 32 vjeçe dhe shqiptari D.I. 39 vjeç, për të cilët u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje. Në banesën e Alketit krahas kokainës u sekuestrua edhe një sasi substance përzjerëse e quajtur Fenacetinë. Kjo substancë prej shumë vitesh është ndaluar të jetë në përbërje të medikamenteve, sepse konsiderohet si substancë kancerogjene.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/