Një burrë i quajtur David ka qenë një tifoz i Arsenalit gjatë gjithë jetës së tij.

Ai u nda nga jeta javën e kaluar dhe një nga dëshirat e tij të fundit ishte që të varrosej me fanellën e klubit të madh anglez.

Megjithatë, familja e tij bëri një gabim të madh, kështu që Davidi u varros me një fanellë të Chelsea-t, dhe gruaja e tij ndihet “fajtore” për këtë.

Kjo histori e pabesueshme u publikua nga reporterja irlandeze e “Sunday Times”, Linda Daly, mbesa e të ndjerit David: – Sinqerisht, kjo situatë e ktheu një moment të trishtuar në një moment qesharak. E

dhe kur hyri prifti, ai pyeti i hutuar: ‘A nuk ishte tifoz i Arsenalit?’ Të gjithë shpërthejmë në të qeshura. I gjori David do të çohet nga varri i tij – shkroi të dielën në “Twitter”.