Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar për herë të parë lidhur me shkarkimin e ambasadores aktuale Ardiana Hobdari, nga ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Në një reagim zyrtar për BalkanWeb ambasada shqiptare në Athinë sqaron se nuk ka njoftim zyrtar nga institucioni përkatës për këtë vendim.
“Konfirmojmë se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për sa i referoheni. Njëkohësisht, sqarojmë se procedura për dekretimin dhe ç’dekretimin e Ambasadorëve, është qartësisht e përcaktuar nga Kushtetuta e RSH dhe Ligji për Shërbimin e Jashtëm. Me respekt, Ambasada e RSH Athinë”- shkruhet në reagim.
Një ditë më parë, u bë me dije se ministri Cakaj shkarkoi nga detyra ambasadoren shqiptare Ardiana Hobdari bashkë me stafin për shkak të performancës së dobët në shërbime.
Nga ana tjetër mediat greke e lidhën me ngjarjen e shkurtit të vitit 2019, ku humbën 100 pasaporta shqiptare në Athinë. Ministri Cakaj ka propozuar edhe zëvendësuesen Luela Hajdaraga në vend të Ardiana Hobdarit.