Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle është pritur nga Kryeministri Edi Rama në Kryeministri. Bëhet me dije se Guilfoyle do të jetë e pranishme në firmosjen e një marrëveshje në sektorin e energjisë mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane.
Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes që do të nënshkruhet sot. Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror në Devoll.
Një projekt i tillë mbart një rëndësi të madhe për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.Ambasadorja Guilfoyle ka zhvilluar edhe në mars një takim informal me kryeministrin Rama në Kryeministri.





