Ambasadorja Amerikane në vendin tonë, Yuri Kim po zhvillon ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Bëhet me dije se ambasadorja sapo ka mbërritur në selinë e PD dhe është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi, teksa ende nuk bëhen të ditura temat e diskutimit.

Takimi vjen pas publikimit të raportit përfundimtar nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e prillit.