Anija tregtare “AAL Singapor”, ka hyrë në Portin e Durrësit mesditën e djeshme dhe është akostuar në molin 10.

Nga të dhënat portuale mësohet se vijon procesi i përpunimit të makinerive elektrike të transportuara prej saj.

Plot 3,741 tonë makineri për energjinë pas shkarkimit kanë si destinacion final Kosovën.