Anija turistike “Monet” do të ankorohet nesër paradite në kalatën 5 të portit të Durrësit.
Ky është lundrimi i saj të parë drejt portit më të madh të vendit tonë, bëhet e ditur nga Agjencia detare “Samer&Misa”, sipas së cilës, anija me gjatësi 110 metra ka në bord 24 turistë, kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe dhe Kroacia.
Sot gjatë natës “Monet” me flamur në St. Vincent do të lundrojë nga Kotorri (Mali i Zi) drejt Durrësit, ku do të mbërrijë në mëngjes.
Më pas janë parashikuar vizita të turistëve në qendra muzeale dhe historike në Durrës, Krujë dhe në Tiranë.
Deri në fund të këtij viti, në Durrës parashikohet të mbërrijnë pesë veliera dhe kroçera të tjera.