Në Terminalin e Mallrave Gjenerale të portit të Durrësit, që njihet si Terminali Perëndimor, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti janë përpunuar afro gjysmë milion ton mallra të ndryshme.

Sipas të dhënave statistikore nga APD, në këtë Terminal gjatë këtyre 8 muajve janë përpunuar 186 anije, një numër më i madh se sa i atyre të përpunuara në dy terminalet e tjerë ku përpunohen anije. 

Pjesa më e madhe e mallrave të përpunuara i përkasin importeve me 496,233 tonë, ku bëjnë pjesë gruri, hekuri, melamina, llamarina, pleh kimik e nitrat, çimento, xhamat, etj. 

178 nga anijet e përpunuara në 8 muaj kanë sjellë mallra importi, ndërsa pjesa tjetër janë nisur të ngarkuara me mallra eksporti, mësohet nga statistikat portuale.