Porti i Durrësit vijon të luajë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave nga dhe drejt Kosovës.
Rreth 98 mijë tonë mallra tranzit nga/drejt Kosovës janë përpunuar gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti në Terminalin Lindor dhe në atë Perëndimor të portit të Durrësit.
Nga të dhënat statistikore portuale, mësohet se mallrat kryesore që mbërrijnë me anije në portin më të madh të vendit dhe që kanë si destinacion Kosovën janë rrotativat me llamarina, xhama, çimento dhe hekuri për ndërtim.
Në Terminalin Perëdimor në këto katër muaj janë shkarkuar 51,711 tonë llamarina, xhama, hekur ndërtimi dhe çimento për në Kosovë.
Ndërkaq, në Terminalin Lindor nga anijet janë përpunuar 45,865 tonë qymyr gjithsej, që transportohet më pas me automjete drejt Kosovës.