Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të shtyjë seancën për Vangjush Dakon.

Kjo për shkak se Adrian Bulku, njeri nga të pandehurit, i kishte njoftuar gjykatës se sot ishte në pamundësi për të marrë pjesë në seancë dhe kërkonte të caktohej një datë tjetër pasi dëshironte që të ishte i pranishëm.

Seanca e radhës në datën 1 korrik ora 10:30.